Donte të ndahej, divorci “tërbon” vëllanë e gruas, merr thikën dhe plagos kunatin (Detaje)
28/04/2022 13:27
Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me thikë këtë mesditë në Durrës.
Dyshohet se Festim Hoxha pas konfliktit që pati me burrin e motrës së tij, e ka plagosur atë me thikë.
Burime policore bëjnë të ditur se, nga hetimet e para, rezulton që sherri mes kunetërve të ketë ndodhur për kthimin e gruas në derë të babës nga ana e të plagosurit.
Vëllai i saj ka shkuar të diskutojë me kunatin për të sheshuar gjërat, po gjakrat janë ndezur dhe Hoxha e ka goditur me thikë burrin e motrës duke e lënë të plagosur.
Autori nuk është kapur ende nga policia.
Një ditë më parë një tjetër plagosje me thikë ndodhi mes dy vëllezërve në zonën e plazhit të Durrësit.
Top Channel