Një video e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky para pak kohësh u përhap shumë në rrjete sociale, teksa në tavolinën ku ai po qëndronte shihej drogë.
Në cepin e tavolinës ku ishte ulur Zelensky, i cili po zhvillonte një bisedë me Elton Musk rezultoi të kishte drogë. Më pas u vërtetua që videoja ishte montazh për dëmtimin e imazhit të tij, në një periudhë tensionesh me Rusinë.
Eksperti Ndërkombëtar, Kreshnik Osmani shpjegoi për “Shqipëria Live” se si këto lloj modifikimesh bëhen për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, e cila mund të krijojë avantazh për palën kundërshtare.
“Është krejtësisht normale në këtë luftë mediatike dhe e fuqishme ku secila palë përpiqet të tërheqë opinionin publik botëror sepse kjo ndihmon krijimin e avantazhit në tryezat e diplomacisë”, tha Osmani.
Figura e Zelenskyt që nga aktrimi, politika dhe figura e heroit në luftën që po zhvillohet në Ukrainë kanë ndikuar në motivin e përzgjedhjes së materialit për të dëmtuar imazhin e tij.
Top Channel