Shpallen kryetarët e degëve të PD ku u mbajtën sot zgjedhje, procesi i votimit u anulua në Malësinë e Madhe

25/04/2022 22:40

Procesi i votimit, i thirrur nga Sali Berisha, për kryetarët e rinj u mbajt këtë të hënë në disa degë të tjera të Partisë Demokratike.

Kryetari i degës së PD Lezhë u zgjodh Arben Ndoi. Në Lezhë kandidatë ishin Alen Kola, i cili mori 85 vota, Anton Gjoni i cili mora 116 vota dhe fituesi Arben Ndoi me 579 vota.

Mirditë fitues u shpall Albert Melyshi.  Ai garoi përballë Aleksandër Picakut dhe Gjon Ndoj.

Kryetar i PD Dega 7 në Tiranë u shpall Avni Tobli, që mori 46% të votave.

Kryetar i PD Vau Dejës u shpall Benard Ndreca me 69% të votave.

Kryetar i PD Devoll u caktua Elvis Hajdërlli që fitoi me 60.7 % të votave.

Nga pesë kandidatë, degën e PD Gramsh do ta drejtojë Kodhel Cala, i cili fitoi me 38.5% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin u shpall Mustafa Pashja.

Mes katër kandidatëve që garuan për kreun e degës, në Korçë u shpall fitues Devis Osmani me 48% të votave.

Malësinë e Madhe, procesi i votimit u anulua pas konfliktit që nisi mes votuesve.

Kandidati Isa Ramaj pretendon se disa persona që nuk janë anëtarë të së djathtës, po marrin pjesë në votim. Pas tensionit të krijuar, është thyer kutia e votimit dhe votat janë hedhur të gjitha në tokë. Votimi u pezullua.

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale njoftoi më vonë se ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, “ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar“.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

Gjenerin Kapcari shpallet fitues në garën për kryetar të PD Shkodër të Grupit te Rithemelimit.

Kapacari fitoi me 792 vota kundrejt 629 votave të kandidatit që u rendit i dyti Arben Lushaj, me një diference prej 163 votash.

Rezultati ne total pas 5 kutive te numeruara:

Gjenarin Kpacari 792 vota
Arben Lushaj 629 vota
Vildana Gushta 171 vota
Elvis Deda 54 vota

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA