Izraeli qëllon me artileri nga Libani pas raketës së hedhur nga militantët (fotot)

25/04/2022 20:31

Ushtria e Izraelit publikonte sot pamje të zjarrit të artilerisë ndaj objektivave në Liban, ne kunderpergjigje te një rakete artizanale të lëshuar prej andej drejt veriut të Izraelit.

Ushtria tha se goditjet ishin në kundërpërgjigje të raketës së lëshuar nga militantët në Liban, megjithse mjeti nuk kishte shkaktuar dëme apo viktima.

“Në përgjigje të mjetit balistik të lëshuar sonte drejt veriut të Izraelit, artileria po godet aktualisht drejt burimit të lëshimit”, tha ushtria në një deklaratë.

Zhvillimi vjen mes përplasjeve të ashpra midis autoriteteve në Izrael dhe besimtarëve palestinezë të cilët janë penguar të kryejnë lutjet e muajit të Ramazanit në xhaminë e Jeruzalem.

Përveç pushtimit të tokave në Palestinë, Izraeli është në gjendje lufte me fqinjin tjetër musliman Libanin, ku operon grupi militant Hezbollah.

Dy vendet kanë luftuar një konflikt të rëndë në 2006 kur grupi Hezbollah kapi dy ushtarë izraelitë.

Në konfliktin 34-ditor që pasoi 1,200 njerëz kryesisht civilë u vranë në Liban, dhe rreth 150 izraelitë, kryesisht ushtarakë.
Lufta mbaroi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga OKB ku ushtria libaneze u lejua të dislokohej në zonat kufitare.

FOTO GALERI
1/4
Ushtria e Izraelit publikonte sot pamje të zjarrit të artilerisë ndaj objektivave në Liban

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA