Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojnë Kievin këtë të dielë, kështu njoftoi  më herët presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Ende nuk dihen më shumë detaje, por kjo do ishte vizita e parë zyrtare nga diplomatë  të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme dhe Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu refuzoi koment.

Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të pranojnë të jenë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës . Zelenskyy tha se ai priste rezultate konkrete, përfshirë një marrëveshje për të ofruar më shumë armë.

Presidenti ukrainas për javë të tëra u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armë për t’i bërë ballë agresionit rus.

të shtunën, ai gjithashtu bëri thirrje për një takim me udhëheqësin rus Vladimir Putin në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Unë mendoj se kushdo që e filloi këtë luftë është  në gjendje edhe t’i japë fund asaj,” tha ai në një konferencë shtypi në një stacion metroje në zemër të kryeqytetit ukrainas, duke shtuar se ai “nuk kishte frikë të takonte” Putinin nëse kjo do të çonte në një marrëveshjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA