Statistikat e superiores/ Laçi godet më shumë portën, por pas Tiranës dhe Kukësit për saktësi

24/04/2022 12:57

Abissnet Superiore futet nga kjo fundjavë në 7 ndeshjet e fundit dhe një pjesë e objektivave të skuadrave janë të ndara ose kanë marrë drejtimin.

Po sa i vërtetë dhe i drejtë është ky klasifikim aktual i Superiores? Top Channel ka mundur të sigurojë disa të dhëna analitike nga platforma më e madhe në botë e analizës së futbollit, Wyscout.

Në bazë të përllogaritjeve të goditjeve të pësuara dhe goditjeve të drejtuara ndaj kundërshtarit, duke i shtuar edhe saktësinë e tyre në një ndeshje për 29 javë të deritnishme mund të kuptojmë se sa i meritojnë pozicionet 10 ekipet e Superiores.

Skuadra që godet më shumë portën është 11.73%, por me 0.1% mungesë saktësie ata renditen të tretët, pas Tiranës që ka saktësinë e 36% të gjuajtjeve dhe Kukësit që kryeson me 37.8%

Ndërkohë skuadra që ka pritur më tepër sulme të kundërshtarëve është Egnatia e vendit të 8-të, zonës së play-out-it ndërkohë që skuadra që vështirë të lë të marrësh iniciativa sulmi është Partizani, vetëm 7.7% të aksioneve sulmuese kundërshtare.

Ndërkohë sa i përket dy skuadrave të fundit të tabelës dhe me gjasë drejt rënies nga kategoria edhe shifrat tregojnë anomalitë e paraqitjeve të tyre. vetëm 6,79% të aksioneve të Skëndërbeut përfundojnë në gjuajtje në portën kundërshtare, shifra më e ulët mes 10 ekipeve, ndërkohë Dinamo vazhdon të cudisë, madje edhe shkencat ekzakte.

Eshte ekipi i katërt për sasi goditjesh në portën kundërshtare, 10,18% por praktikisht vetëm dicka më tepër se 2 prej tyre goditjeve përfundojnë në portë apo 26% të goditjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA