Italia “mban frymën”, ish-portieri i kombëtares dhe Juventusit në luftë për jetën

24/04/2022 10:03

Stefano Tacconi, ish-portieri i kombëtares së Italisë dhe Juventus është në luftë për jetën si pasojë e një ishemie celebrale. 64-vjeccari prej së shtunës është i shtruar në spital nën kujdesin intensive të bluzave të bardha, ndërsa ende nuk ka një raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit teksa fatkeqësisht i vetmi informacion është se situata nuk është aspak e lehtë.

Deri në ditën e djeshme gjithccka ishte në rregull për Tacconin me këtë të fundit që madje ishte i ftuar në prezantimin e autobiografisë së tij në Asti, një komunë në Itali.

Por, me kalimin e orëve, gjendja shëndetësore e ish-portierit u rëndua ndërsa ai u dërgua menjëherë në spital teksa është i shtruar në repartin e neokirurgjisë në spitalin e Alessandria-s dhe në vijim pritet të ketë të reja lidhur me shëndetin e Tacconit.

Top Channel