Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë, Vorë dhe PD Krujë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:
– Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.
– Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.
– Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Top Channel