Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit Festat fetare nuk do të kishin kuptim pa solidaritetin dhe mbështetjen e atij që ka më shumë nevojë.
Suela Qytyku është 32 vjeçe, ndërsa e gjithë jeta e saj është kjo karrige me rrota. Por pesha e vajzës dhe karroca e shumë e vogël e bëjnë të pamundur lëvizjen për nënën e saj dhe 32 vjeçarja po shkon drejt izolimit në shtëpi.
Hamideja e përballon jetën e vetme pas vdekjes së bashkëshortit duke u përballur me të gjitha vështirësitë e vajzës dhe shkollimit të djemve. Në këtë ditë pashke ajo kërkon vetëm një karrocë elektrike që vajza mos izolohet për gjithë jetën.
Hamideja la shtëpinë në fshat dhe u shpërngul në qytet ku jeton me qira me bindjen se jetesa do të ishte më e lëhtë për vajzën. Por çdo ditë e më shumë jeta e saj bëhet më e vështirë teksa prej 10 vitesh nuk arrin as të kryejë vizitat mjekësore të vajzës.
Top Channel