Ndeshja në shtëpinë e re/ Kukësi-Laçi mbyllet me barazim pa gola në “Kukësi Arena”

23/04/2022 21:50

Kukësi e ka inauguruar me barazim pa gola ndaj Laçit stadiumin “Kukës Arena”.

Skuadra e “verilindorëve” nuk ia ka dalë që t’u dhurojë tifozëve, që sot mbushën plot “shtëpinë” e tyre, fitoren.

10 minutat e para të kësaj sfide janë dominuar totalisht nga Laçi, por më pas ndeshja u bë deri diku e balancuar me të dyja skuadrat që në pjesën e parë e mbajtën topin më shumë në mesfushë.

Në fraksionin e dytë do të kishim më shumë raste, por as nga Kukës dhe as nga Laçi u arrit që të shënohej. Të dyja skuadrat tentuan që të gjenin rrugën drejt rrjetës, por në fund takimi u mbyll me nga një pikë.

Pas raundit të 30-të renditja në krye të tabelës vijon të jetë e njëjtë me kurbinasit që mbajnë vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa “verilindorët” qëndrojnë në vend të tretë me 46 pikë të grumbulluara.

Kukësi Laçi (0-0)

Abissnet Superiore java e 30-të

90+1’-De Lucas dhe Lulaj humbasin një mundësi shumë të mirë në portën e Dajsinanit.

85’-Laçi humbet një super mundësi Spahiu i shërben Guindo, por ky i fundit nuk ia del të finalizojë.

84’-Zëvendësime te Kukësi, Bahtiri merr vendin e Puntus, Gavazaj hyn në vend të Feijao.

80’-Dëmtohet rëndë në gju Puntus, kërkohet zëvendësim. Lojtari nxirret me barelë nga fusha e lojës.

78’-Dëmtohet Velkovski, ndalet për pak momente ndeshja.

72’-Zëvendësim te Laçi, del nga fusha e lojës Serxho Ujka, vendin e tij e merr Sebastian Spahiu.

68’-Rrezikohet dy herë brenda sekondave porta e Kukësit në fillim me Guindo e më pas Deliu, por asnjëri nuk ia del të konkretizojë.

68’-Zëvendësim te Kukësi, del nga fusha e lojës Musta dhe vendin e tij e merr Puntus.

54’-Gjelbrim Taipi provon të shënojë nga distanca, por topi përfundon lart portës.

52’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Shehut, ndëshkohet me karton të verdhë Bruno Lulaj.

Nis pjesa e dytë e Kukësi-Laçi në “Kukësi Arena”, skuadrat në kërkim të golit

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Kukësi-Laçi në “Kukësi Arena”.

42’-Pas një kombinimi me Milunovic, Feijao godet topin dhe rrezikon portën e Dajsinanit, por portieri i Laçit reagon mjaft mirë dhe e ndal.

38’-Pas një asisti nga Guindo, Ujka godet topin në drejtim të portës së Kukësit, por e dërgon shumë lart

33’-Shehu provon nga distanca, por e godet shumë lehtë topin dhe ndalet nga Dajsinani.

32’-Dëmtohet Deliu, ndalet për disa momente ndeshja në “Kukës Arena”.

29’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Roganovic, ndëshkohet me karton të verdhë Feijao.

24’-Shqiprim Taipi, shumë pranë golit. Niset me shpejtësi dhe e godet topin nga distanca, por ndalet nga Dajsinani.

20’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Feijaos, ndëshkohet me karton te verdhë Roganovic

19’-Gjelbrim Taipi rrezikon portën e Dajsinanit, në përpjekje për ta ndaluar Ignjatovic rrezikon autogolin.

14’-Gjelbrim Taipi e dërgon topin brenda zonës, Dajsinani del nga porta dhe e largon.

Nis ndeshja e raundit të 30-të të Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Laçit në “Kukës Arena”.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Gj. Taipi, De Lucas, Sh. Taipi, Basa, Milunovic, Feijao
Trajner: Diego Longo

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Velkoski, Ziko, Ujka, Shehu, Deliu, Velija, Guindo, Mazrekaj
Trajner: Shpëtim Duro

FOTO GALERI
1/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA