Tirana kthehet në shtëpi/ Pas 7 muajsh ekipi do të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”

22/04/2022 15:23

Pas 7 muajsh Tirana do të rikthehet këtë fundjavë të zhvillojë ndeshjet e fundit të një sezoni thuajse perfekt në ‘Selman Stermasin”, të ashtuquajturin shtëpinë e sajë.

Fusha është në proceset e saj përfundimtare të rikuperimit dhe të dielën pasdite në fushë do të zbresë në fushë Tirana e cila do të luaj përballë Kastriotit.

“Kemi dashur që këtu në selman stërmasi në shtëpinë tonë të rikthehemi me një eksperiencë të re, me një vizion të ri dhe pse jo me titullin kampion. për të thyer le të themi tersin e disa viteve rradhazi.” tha Goldi Halili.

Si ka qenë Tirana e këtij vizi për Goldin, ndërkohë që bardhebluve i duihen dy fitore por që edhe mund të shpallen kampion që në këtë javë në varësi të ndeshjes së Lacit me Dinamon.

“Tirana e këtij viti për mua ka qenë tirana e ëndrrave, personalisht e kam patur besimin që do të shpalleshim kampion që në krye të herës, por që nuk e di, unë ende nuk mund të them që do të shpallemi kampion pa e prekur atë realitet”- shtoi ai.

Top Channel