Tre të dyshuarit që u arrestuan për mashtrim me para false kanë dalë para gjykatës këtë të mërkurë.
Viard Kotori u paraqit me para false në një pikë këmbimi valutor. I riu, i cili më pas është arrestuar nga policia, u mundua të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë. Duke parë se shitësja e kuptoi mashtrimin, ai doli nga dyqani dhe u largua me shpejtësi thotë policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para fallco disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.
Top Channel