Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore
Është shtyrë seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi avokatët e caktuar nga skema e ndihmës juridike falas kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen e tij, në kuadër të bojkotit të Dhomës së Avokatisë, siç raporton Anila Hoxha.
Seanca e radhës është caktuar më 3 nëntor, në orën 10:30.
Në seancën e mëparshme, gjykata kishte caktuar avokatë nga skema e ndihmës juridike falas, pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Veliajt. Megjithatë, ata kanë refuzuar përfaqësimin e të akuzuarve, duke iu bashkuar bojkotit të avokatëve.
Dhoma e Avokatisë po proteston që prej 8 shtatorit, duke bojkotuar proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shkak për këtë qëndrim është bërë rregullorja e GJKKO-së, për të cilën avokatët pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit të tyre dhe të drejtat e mbrojtjes.
Kjo rregullore sipas mediave cënon edhe profesionin e tyre dhe ndaj i janë drejtuar më herët me padi Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë arsye, përfaqësues të avokatisë i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese me një padi, duke kundërshtuar rregulloren dhe efektet e saj në ushtrimin e profesionit.
Kryebashkiaku i Tiranës kishte dërguar një shkresë, ku kërkonte që të mbrohej veç nga avokati i tij, Plarent Ndreca dhe asnjë tjetër.
Nga ana tjetër, avokatët falas qe i caktoi Gjykata e Posaçme nuk ishin paraqitur po përmes shkresave bëjnë me dije se janë në bojkot ndaj GJKKO-së, e cila nuk aplikoi gjoba.
Top Channel