Kjo është Porta Perandorake, më e madhja e Agia Sofisë e cila dikur përdorej vetëm nga Perandori. Mbrëmjen e së hënës ajo ka pësuar dëmtime të mëdha duke shkaktuar reagime në Turqi e në Greqi.
Ka qenë në fillim Shoqata Turke e Historisë së Artit e cila me një postim në twitter bërë me dije se Porta historike Perandorake është dëmtuar, duke postuar edhe fotografitë përkatëse dhe duke protestuar ndaj masave të sigurisë së tempullit.
Më pas me një deklaratë zyrtare Ministria e Jashtme e Greqisë u bëri thirrje autoriteteve kompetente të marrin masat e nevojshme që përgjegjësit të vihen para drejtësisë, si dhe të riparohen menjëherë dëmet në monument. Nënvizon gjithashtu se pamjet e vandalizmit në Portën Perandorake të Shën Sofisë në Stamboll, një vend i trashëgimisë botërore, shkaktojnë neveri dhe trishtim.
Përveç reagimeve në Greqi, për vandalizmin në fjalë, shkruajnë edhe gazetat turke si Hurriyet që thekson se “thyen derën me 1400 vjet histori”, ndërsa Yeni Safak flet për një “sulm të mjerueshëm ndaj Agia Sofisë”
Shen Sofia u ndërtua nga perandori bizantin Justiniani i 1 në Stamboll dhe konsiderohet si një nga veprat arkitektonike më të rëndësishme te Perandorise Bizantine, qendër fetare e Ortodoksisë dhe një nga monumentet më të njohura të botës. Porta Perandorake ,porta kryesore e saj , është 7 metra e lartë dhe është prej hekuri dhe druri. Thuhet se dera ishte ndërtuar prej dru lisi të arkës së Noes.
Monumenti 1400 vjecar , që në fillim ka qënë katedrale, më pas xhami me rënien e Stambollit dhe më pas një muze, pas 84 vitesh, u zhndrrua në 2020 përsëri në xhami me vendim të gjykatave turke dhe të presidentit Erdoga
Top Channel