Të shtëna me armë në Shkodër, një i plagosur
19/04/2022 22:15
Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në Shkodër.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person i plagosur në këmbë është paraqitur në Spitalin e Shkodrës.
Mësohet se shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë,
Ka qenë reparti i urgjencës i cili ka njoftuar policinë për të plagosurin.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.
Top Channel