“Big Brother VIP” starton sezonin e katërt! Nis rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për 16 banorët e parë
22/12 00:59
Në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhet një prej kishave më të vjetra në Shqipëri.
Kisha e “Shën Gjonit”, monument kulture mbi 900 vjeçar, ku besimtarët katolikë nga i gjithë veriu, gjatë muajit të Kreshmëve, përpara Pashkëve, vijnë për pelegrinazh dhe për meshën e shenjtë.
Por kjo kishë ka edhe një tjetër të veçantë, historikisht ajo ruhet dhe mirëmbahet prej familjes Muslimane Ibraj.
Familja Ibraj banon fare pranë kishës dhe brez pas brezi ata janë kujdesur për objektin e kultit të katolikëve. Ismeti erdhi për të ndjekur nga afër ritualet e miqve të tij, por edhe për t’u përshëndetur me priftërinjtë.
Top Channel