Futbollisti Cristiano Ronaldo ka njoftuar se një nga binjakët e tij të porsalindur ka ndërruar jetë.

Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

Ronaldo shton se kërkon privatësi për këtë kohë të vështirë, teksa falenderon mjekët dhe infermierët për kujdesin.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë.

Është dhimbja më e keqe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.

Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.

Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë”, shkruan Ronaldo.

Ronaldo bashkë me bashkëshorten e tij Georgina, prisnin të sillnin në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë, por ky i fundit, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

FOTO GALERI
12/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA