Të dielën besimtarët e krishterë festojnë pashkët, një festë që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Të shtunën në mbrëmje Papa Françesku kryesoi shërbimin e Vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Ati i shenjtë, i cili ka dënuar vazhdimisht konfliktin në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për një armëpushim gjatë Pashkëve, i tha kryetarit të bashkisë së Melitopol dhe deputetëve ukrainas, të cilët po merrnin pjesë në meshë, se ai po lutej për ta.

“Në këtë errësirë ​​që po jetoni, në errësirën e luftës, të mizorisë, ne të gjithë lutemi. Këtë natë ne lutemi për ju: guxim, ne jemi me ju .  Le ta bëjmë Jezusin, të ringjallet. Le ta çlirojmë nga qelitë e ngushta në të cilat e kemi burgosur aq shpesh. Le ta sjellim atë në jetën tonë të përditshme: përmes gjesteve të paqes në këto ditë të shënuara nga tmerret e luftës”, tha Papa.

Mesha e së Dielës së Pashkëve  u mbajt edhe në  Jeruzalem. Besimtarët katolikë nga e gjithë bota u mblodhën atje për të festuar.

Pashkët shënojnë ngjarjen më të rëndësishme të krishterimit.  Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Simboli i Pashkëve është veza, e lyer me ngjyrën e kuqe, që simbolizon gjakun e Krishtit. Për çdo familje krishtere Pashka, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të sëmurëve dhe të varfërve.

Top Channel