Qytetarët e Vlorës sërish në protestë, kundërshtojnë projektin e ri në sheshin e Flamurit
17/04/2022 11:34
Këtë të diel po zhvillohet protesta e shoqërisë civile në Sheshin e Flamurit ne Vlorë.
Këto protesta kanë si qëllim kundërshtimin e projektit që do të zhvillohet në sheshin e Flamurit, pasi sipas banorëve po tjetërsohet historia.
Në këtë projekt nga banorët kërkohet transparencë edhe për fondet publike.
Kjo është protesta e tretë por këtë të diel numri i qytetarëve është i paktë në shesh.
Top Channel