Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Besimtarët katolikë festuan këtë të diel Pashkët, festën më të rëndësishme të kalendarit të krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit.
Mesha e shenjtë e mesditës në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, mblodhi dhjetëra besimtarë të krishterë.
Festimet e Pashkëve nisën që mbrëmjen e të shtunës, ku pas dy vitesh nën masat e pandemisë, u mbajt për herë të parë edhe mesha e shenjtë e Vigjiljes së Pashkëve.
Nga meshat e shenjta këtë vit pati një lutje speciale për Ukrainën. Harmoni e paqe në të gjithë botën, ishte mesazhi që u përcoll për të gjithë besimtarët kudo në botë, në një kohë kur globi është trazuar jo pak nga lufta.
Besimtarët e krishterë kanë festuar në të gjithë Shqipërinë me urimet për të qenë më afër zotit dhe një vit plot shprese.
Top Channel