Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.
Në fshatin Gotovushë, ndaloi makinën dhe ngacmoi seksualisht 25 vjecaren e identifikuar me inicialet J.G.
“I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.
Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Ferizajt”, thuhet në njoftim policie.
Top Channel