Dënohet me 21 vite burg, në mungesë, Elton Hajnaj, autori i vrasjes së Taulant Beqiraj.

Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinani kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg, në mungesë, të pandehurin Elton Hajnaj dhe akuza që rëndon mbi të është ajo e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën ‘Transballkanike’. Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja është shënuar në datën 3 Mars te vitit 2021 pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip Ford, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij Hansi Jonuzi ndërsa shoku tjetër Skerdian Gabrani është dorëzuar duke u shoqëruar nga ekipi i Top Channel disa ditë më pas.

Top Channel