24/11 09:50
Nëna e këngëtares Miley Cyrus ka paraqitur një kërkesë për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj Billy Ray Cyrus pas 28 vitesh martesë.
Në dokumentat e paraqitura në gjykatë aktorja dhe producentja 54-vjeçare ka kërkuar që të shkurorëzohet duke i dhënë fund martesës prej 28 vitesh me muzikantin Billy Ray.
Tish ka deklaruar se ajo dhe Billy nuk jetonin prej më shumë se dy vitesh bashkë.
Në një nga kërkesat e paraqitura ajo ka kërkuar që pasuria e tyre martesore të ndahet në mënyrë të barabartë.
Çifti u martua në vitin 1993 dhe janë prindër të pesë fëmijëve, Noah, Braison, Miley, Trace dhe Brandi.
Top Channel