Deputeti Edi Paloka ka akuzuar kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj, se po e drejton grupin me axhendën e Ramës dhe Bashës.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Paloka tha para mediave se sipas tij, Alibeaj i ka shkelur të gjitha parametrat dhe nuk mund të jetë kryetar, pasi shtë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai tha se PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit
Edi Paloka: Jo me axhendë të PD por me axhendën e PS. Alibeaj vjen gjoja të flasë për bashkimin dhe fillon mbledhjen me axhendën që la Rama në Kongresin e PS. Nuk e di si mund të flitet për bashkim kur Alibeaj nis duke thënë se është ti e ai jeni përjashtuar.
Në këto kushte, Alibeaj ka shkelur të gjithë paramentrat që i lejohen dhe një kryetari grupi. Alibeaj nuk mund të jetën kryetar grupi se është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe në statutin e PD është e qartë që vendi i kryetarit të grupit është paralele me nënkryetarin e partisë.
E kemi pranuar për të mos krijuar klimë përçarëse dhe fakti që e ka pranuar Alibeaj ka qenë për këtë arsye, për të mos krijuar përçarje. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit me të gjithë kopetencat për të marrë vendimet e duhura në funksion të PD siç është edhe shtyrja e Kuvendit për 30 prillit, e cila ishte tentativë për të afruar dhe bashkuar demokratët.
Rtihemelimi do të funksionojë deri në Kuvendin e 30 prillit.
Top Channel