Berisha pas mbledhjes: Nesër fillon mbikëqyrja e propozimeve, Alibeaj u mërzit por ky është realiteti

12/04/2022 20:40

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish kryeministri Sali Berisha komentoi mbledhjen duke thënë se Alibeaj u  mundua në mënyra vulgare të manipulojë grupin por dështoi në çdo përpjekje.

Berisha tha gjithashtu tha se Alibaj u mërzit pasi iu tha se nuk ka më besimin e Komisionit të Rithemelimit por sipas tij ky është realiteti dhe nuk mund të jetë gjithnjë i ëmbël.

“Mund t’ju them që Alibeaj, kontraktonte me qëndrimet e të gjithë deputetëve, i vetëshpalluri kryetari i PD por kur ke mendjen në kokë qesharak nuk mund të bëhesh, u përpoq në mënyra vulgare  të manipulojë grupin por dështoi në çdo përpjekje. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë mbikëqyrja, pati ide racionale, mund t’ju them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i PD-së për situatën e dhënë dhe natyrisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës të PD-së unë e njoftova se pushon së pasuri besimin e Komisionit ët Rithemelimit për të qenë në krye të grupit. Kjo e mërziti por realitetet janë jo të ëmbla gjithnjë. Ishte një mbledhje e mirë, deputetët hodhën poshtë përpjekjet për manipulimin e qëndrimit të tyre”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA