Me plot të dhëna që përplasen me njëra-tjetrën që nga ngatërrimi i objektivit deri tek flakja e armës në liqen, por që RENEA nuk e gjeti dot, prokurori lexoi versionin e Skerdi Tasit, nën akuzë për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulzim Mashës.
31-vjeçari nga Fieri mbajti dhe para gjykatës të njëjtin qëndrim duke rrëfyer se dy javë përpara atentatit të dështuar ishte grindur në rrugë me një qytetar që po drejtonte një mjet të ngjashëm si biznesmeni i një shkolle private.
Tasi thotë se mbasi e kuptoi që po zbraste plumba mbi personin e gabuar, u largua menjëherë duke e flakur armën tip Scorpions.
“Këtë armë e kisha ruajtur prej 1997”, shtoi ai, por nuk dha asnjë shpjegim se përse udhëtoi i armatosur nga qyteti i tij drejt Tiranës, ku qëndroi për vizitë tek i vëllai.
Atentati i dështuar ndodhi në janar të këtij viti në afërsi të Liqenit Artificial, ndërkohë që autoritetet pretendojnë se e zbuluan të dyshuarin me metoda proaktive që nënkuptojnë përgjimin.
Top Channel