Festivali “Rin Art”/ Edicioni i pestë me pjesëmarrjen e të gjitha gjimnazeve

11/04/2022 15:34

Edicioni i pestë i festivalit të teatrit RIN ART çelet këtë të hënë së bashku me siparin e shfaqjes së parë “Ana Kristi”, nga shkolla Besnik Sykja.

Ky festival do të zgjasë tre javë në total dhe do të ketë nëntë shfaqe nga nëntë gjimnaze të Tiranës.

Gjergji Mena, drejtor i festivalit: Jemi në edicionin e pestë. Këtë vit I jemi rikthyer traditës me shfaqe të plota dhe me publik, si dhe me pjesëmarrjen e të gjitha gjimnazeve

Juria e festivalit përbëhet nga Anila Bisha, Doriana Caushi dhe kryesohet nga Laert Vasili.

Laert Vasili, kryetar i jurisë: Meqenëse nuk mund të jetojmë vetëm me tulla, llac dhe propagandë, na duhen këto dallëndyshet që sjellin këto lloj festivalesh dhe na bëjnë të shpresojmë tek një e ardhme shpirtërore përtej asaj pragmatiste.

Shfaqjet vijojnë përkatësisht me shkollat Partizani, Qemal Stafa, Aleks Buda, Arben Broci, Andon Zako Cajupi, Sami Frashëri e Petro Nini. Në fund do të ndahen pesë çmime, për regjinë dhe aktorët më të mirë.

Gjergji Mena: Janë regjisorët të cilët kemi bashkëpunuar, nëntë profesionistë që na kanë ndihmuar me shkollat e mesme. Për të qenë të denjë për skenë të madhe dhe publik i cili është i shumtë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA