Zgjedhjet presidenciale/ Francezët nuk dinë kë të votojnë: Nuk dua më Macronin, por nuk i besoj as Le Penit

10/04/2022 18:01

Shtetasit francezë po votojnë këtë të diel për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit, mes 12 kandidatëve në garë.

Emmanuel Macron kërkon që të mbajë karrigen për një mandat të dytë dhe garën më të fortë e ka me Marine Le Pen.

Megjithatë shumë votues shprehen të pavendosur.

Hassiba Lazizi, një pensioniste rreth të 60-ave, është e shqetësuar për koston e jetesës. Ajo jeton në banesa sociale në veriperëndim të Parisit dhe ka një pension të vogël. Për BBc, ajo tregon se nuk di si të paguajë fatura,

Në një situatë të tillë, e sigurt është se ajo nuk do të votojë për Macron.

“Ai është presidenti i të pasurve. Pse të ndihmojmë të pasurit kur ata tashmë kanë kaq shumë para”, shprehet gruaja, por shton se as Marine Le Pen nuk i beson:

“Ajo tha kaq shumë gjëra të këqija për ne emigrantët, në të kaluarën. Por çfarë do të ishte Franca pa ne”?

Ourdia që ka një kafene në Clichy, thotë se këtë herë fushata nuk u zhvillua kurrë.

“U errësua plotësisht nga Covid dhe lufta në Ukrainë, nuk pati as shumë debate të spikatura”, ndërsa kolegu i saj, Wajdi thotë se mësoi për zgjedhjet vetëm një ditë më parë, “pasi konflikti në Ukrainë ka marrë vëmendjen e popullit dhe medieve”.

Një arsye për pjesëmarrjen e ulët është fushata që nisi me vonesë, pjesërisht për shkak të pandemisë së Covid 19 dhe së fundmi për shkak të luftës në Ukrainë.

Njëmbëdhjetë politikanë, përfshirë një komunist e deri te kandidatët kundër emigracionit të së djathtës ekstreme po kërkojnë të rrëzojnë presidentin aktual,  Emmanuel Macron që kërkon të bëhet presidenti i parë francez në 20 vite që rizgjidhet në ktë post. garën më të fortë ai e ka me Marine Le Pen.

Nëse një nga kandidatët merr mbi 50% të votave, nuk do të ketë raund të dytë, në të kundërt (ajo që ka më shumë mundësi të ndodhë), dy kandidatët që do të marrin më shumë vota se të tjerët, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në 24 prill.

Votimi do të mbyllet në orën 20:00 dhe më pas në vend pritet të publikohen sondazhet e para, që aktualisht janë të ndaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA