Autokolona ruse drejt Kharkiv. Zelensky: Rusia synon të sulmojë gjithë Evropën

10/04/2022 12:45

Imazhet e fundit satelitore nga kompania Maxar Technologies tregojnë se një autokolonë e gjatë ushtarake, gati tetë milje po lëviz në lindje të Kharkiv. Imazhet tregojnë “automjete të blinduara, kamionë me artileri të rëndë dhe pajisje mbështetëse” që përbëjnë kolonën, tha Maxar.

Pamjet janë publikuar në një kohë, kur  zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, ku bombardime të rënda janë raportuar në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse.

Zyrtarët kanë kërkuar evakuimin e civilëve nga rajoni, pasi forcat ruse po e zhvendosin fokusin në Ukrainën jugore dhe lindore.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, tha se për momentin është rënë dakord për të hapur  të dielën  të paktën dhjetë korridore evakuimi në lindje dhe jug të vendit, duke përfshirë një për automjetet private nga Mariupoli i bombarduar,

Ndërkohë të shtunën  në mbrëmje Presidenti Zelensky paraljmëroi se sulmi i Rusisë nuk ka për qëllim vetëm Ukrainën, por të gjithë Evropën. Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

“Detyra jonë është mjaft e qartë. Ti japim fund kësaj lufte sa më shpejt, të clirojmë  tokën tonë nga pushtuesit dhe të garantojnë sigurinë për Ukrainën, dhe për rrjedhojë sigurinë e demokracisë dhe lirisë së njerëzve të Evropës Lindore. Sepse agresioni rus nuk synon vetëm Ukrainën,I gjithë projekti evropian është një objektiv për Federatën Ruse”, tha ai.

Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.

Ndërkohë Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.

Top Channel