Zelensky: Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullsinë civile, kjo duhet dënuar

08/04/2022 12:21

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy ka reaguar pas sulmit në stacionin e trenit në Kramatork, ku rreth 30 persona ndërruan jetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Zelemskyy e ka dënuar rëndë këtë ngjarje duke thënë se kjo është një mungesë e forcës dhe e guximit për tu përballur në fushë të betejës dhe për këtë arsye Rusia po shkatërron shoqërinë civile.

Nga ana tjetër Zelenskyy nuk la pa përmendur faktin që nëse nuk dënohet, Rusia nuk do të ndalet kurrë.

 “Në mungesë të forcës dhe guximit për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile. Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë.”– shkroi ai.

Top Channel