Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
Ngjarja e rëndë në Greqi që tronditi popullin grek, por jo vetëm, ku bashkëshorti vrau gruan 20-vjeçare në sy të fëmijës dhe e kamufloi për javë të tëra si vrasje nga grabitësit, është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave greke.
Ditën e sotme Babis Anagnostopoulos që në orën 09:20 ndodhet në Gjykatë, ku do të shqyrtohet çështja e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch.
Para Gjykatës sot do të dilte edhe nëna e Carolinës, por nuk u lejua për shkak të problemeve që kishte kohët e fundit me shëndetin. Babai i Carolinës gjithashtu nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të lëvizjes.
Top Channel