Von der Leyen takohet me Zelenskyn në Kiev/ Paralajmëron Hungarinë: Nëse paguan gazin me rubla…

08/04/2022 18:43

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi për Punët e Jashtme Josep Borrell, ndodhen në Kiev, ku po zhvillojnë një takim me kryeministrin Volodymyr Zelensky.

Gjatë vizitës në Kiev, në një intervistë për CNN, presidentja e KE paralajmëroi Hungarinë se nëse do të paguante energjinë ruse në rubla, shkelen rëndë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja.

Ky transformimi i eurove në rubla dhe më pas pagesa e faturës së gazit, do të ishte një shkelje e sanksioneve. Nëse Hungaria paguan në rubla, ju shkelni sanksionet, ju i anashkaloni sanksionet që kemi vendosur ndaj Rusisë”, tha presidentja.

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se se vendi i tij do të ishte i gatshëm të paguante për gazin rus në rubla.

Ndërkohë, ende nuk është zbardhur takimi mes saj dhe Zelenskyt. Më herët, ajo vizitoi Buchan, aty ku u shënua masakra njerëzore me qindra të vrarë nga Rusia.

Top Channel