Sulmet në Ukrainë, UNICEF: Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet tani!

08/04/2022 17:49

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka dënuar sulmin me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk.

“Ne nuk e dimë ende se sa fëmijë u vranë dhe u plagosën në sulm, por kemi frikë për më të keqen”,  tha në një deklaratë përfaqësuesi i UNICEF-it në Ukrainë, Murat Sahin.

Ai tha se ekipi i UNICEF-it po dërgonte pajisje në departamentin rajonal të shëndetësisë, një kilometër larg stacionit kur ndodhi sulmi.

“Civilët, veçanërisht fëmijët, duhet të mbrohen nga dëmtimi. Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet tani”,  shtoi ai.

Top Channel