Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me raketa në Kramatorsk, mes tyre edhe 5 fëmijë

08/04/2022 16:35

Është rënduar bilanci i viktimave pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk.

Deri më tani janë shënuar 50 viktima, tha tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.

Në një përditësim në Telegram, Kyrylenko tha se 50 persona kishin vdekur, pesë prej të cilëve ishin fëmijë, duke shtuar se 12 nga viktimat vdiqën pasi u dërguan në spital.

Kemi një numër kaq të madh viktimash në këtë orë si rezultat i sulmit të forcave pushtuese ruse Tochka-U [raketë balistike] në stacionin hekurudhor Kramatorsk”, tha ai.

Nga 98 të plagosurit që u dërguan në objektet mjekësore, 16 ishin fëmijë, 46 ishin gra dhe 36 ishin burra, tha Kyrylenko.

Top Channel