Rusët u larguan, forcat ukrainase rimarrin qytetin e Sumy-t

08/04/2022 16:22

Guvernatori i rajonit Sumy në veri-lindje të Ukrainës ka bërë me dije se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e plotë të zonës.

Dmytro Zhyvytskyy ka shkruar në rrjetet sociale se forcat ruse janë tërhequr nga Sumy, por ka paralajmëruar banorët që të mos ktheheshin përpara se të pastroheshin minat.

Qyteti, i cili është afër kufirit rus, ishte skena e bombardimeve dhe luftimeve të rënda në fillim të pushtimit.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha këtë mëngjes se forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës

Top Channel