Ditën e sotme, në orën 09:30 nisi punimet Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten zhvillime të reja.
Pjesa e parë do të jetë me 5 panele, ku do të flitet për rininë, inovacionin, fëmijët, Europën, Bujqësinë, Energjinë, etj.
Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe në Tiranë, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.
Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.Fjalim do të mbajë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas fjalimit të tij, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të statutit të Partisë.
Agjenda e plotë:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijët
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapësira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 -hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi Kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti– Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi– Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
Diskutimi– Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve.
Top Channel