Ditën e sotme, në orën 09:30 nisi punimet Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten zhvillime të reja.

Pjesa e parë do të jetë me 5 panele, ku do të flitet për rininë, inovacionin, fëmijët, Europën, Bujqësinë, Energjinë, etj.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe në Tiranë, do të zgjasë  rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.

Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe  përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.Fjalim do të mbajë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Pas fjalimit të tij, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të  statutit të Partisë.

Agjenda e plotë:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapësira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 -hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

Këshillimi Kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

Statuti– Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

Digjitalizimi– Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

Diskutimi– Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

Mbyllja e punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA