Modelja erotike vret të dashurin me thikë dhe vijon postimin e fotove provokuese në rrjet (fotot)

08/04/2022 16:58

25 vjeçarja Courtney Clenney, modele e njohur në platformat e rrjeteve sociale, është arrestuar dhe më pas dërguar në spitalin psikiatrik, pas vrasjes së të dashurit 27-vjeçar Christian Obumseli.

Modelja e rrjeteve erotike besohet se ka qëlluar për vdekje me thikë të dashurin, pak para se të vazhdonte ‘punën e saj’ të shpërndarjes së fotove provokuese për ndjekësit e saj në rrjet.

25 vjecarja e njohur gjithashtu me emrin Courtney Tailor, ka varë 27-vjeçarin Christian Obumseli pas një konflikti mes të dyve në apartamentin në Miami, Florida, SHBA.

“Ne e dimë se kishte pasur një përleshje mes të dyve para se ai të goditej me thikë”, tha një zëdhënës i policisë së Miami.

Oficerët kishin gjetur të riun të qëlluar një herë fatalisht me thikë në shppatull, në apartamentin e luksit ku i kishte thirrur vetë Clenney, sipas raportimeve.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Miqtë e çiftit thanë se ishin të shokuar nga vdekja e tij, por shtonin se Clenney ishte treguar e dhunshme ndaj Obumseli edhe në të kaluarën.

“Ne e kemi parë që ajo e ka goditur edhe me pare. Nuk kemi parë asnjëherë që ai të godiste atë”, tha mikesha e çiftit Ashley Vaughn.

“Nga ajo që kemi dëshmuar nuk besojmë se Christian do ta vendoste në një pozitë që ajo ta godiste me thikë për të mbrojtur veten”, shtonte Vaughn.

Fqinjët e ndërtesës ku çifti raportohet se jetonin bashkë, thanë se kishte shumë precedentë të konflikteve të brendshme.

Clenney u arrestua pas ngjarjes, por pas kërcënimeve se do të vriste veten u dërgua në institucionin mendor, sipas raportimeve.

Megjithse ajo raportohet se ishte arrestuar prej 3 prillit faqja e saj erotike në rrjetin me pagesë OnlyFans vijonte të postonte fotot edhe një ditë më vonë.

Deri tani autoritetet nuk kanë ngritur ende akuza ndaj Clenney për vrasjen e Obumseli.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA