I vranë duke pirë kafe, policia ekzekuton agresorin e sulmit në Tel Aviv

08/04/2022 15:17

Prej dy javësh, nuk ka qetësi në Tel Aviv: dy vetë humbë jetën nga sulmi më i fundit që tronditi qytetin më të populluar të Izraelit.

Viktimat u qëlluan për vdekje teksa qëndronin në një kafene. Nuk vonoi shumë  që forcat izraelite të sigurisë të shtinin mbi agresorin palestinez, duke e lënë të vdekur në vend.

Episodin e dhunës e dënoi edhe vetë presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, ka dënuar sulmin. Forcat e rendit e gjetën sulmuesin pranë një xhamie në Jafa, në jug të Tel Avivit. 28-vjeçari mbeti i vrarë gjatë shkëmb-zjarrit, thotë shtypi vendas. Pas ngjarjes, policia izraelite ka ashpërsuar masat e sigurisë për besimtarët palestinezë që hyjnë në Jeruzalem, ç’ka ngjalli indinjatë në radhët e tyre.

U nisa që të falesha në xhaminë Al Aksa, por ushtarët izraelitë më ndaluan, më kontrolluan kartën e identitetit e më thanë se nuk me lejohet hyrja për shkak të procedurave të sigurisë. Tani çfarë rreziku përbëjë unë, erdha thjesht të lutem, unë kam probleme me shikimin e jam dhe me dializë”, thotë Abu Siti, banor i Nablusit.

13 persona janë vrarë gjatë këtyre dy javëve të fundit nga sulme të ngjashme në rrugët e Izraelit. Ministri i mbrojtjes u zotua të zgjerohen operacionet kundër “valës së terrorit” dhe tha se sulmuesit do të paguajnë “një çmim shumë të madh” për veprimet e tyre.

Top Channel