Flinim në një dhomë me të vdekurit”/ Tmerret e luftës në Ukrainë, Borodianka një Bucha 2?

08/04/2022 13:12

Fshati verior i Ukrainës, Jahidne ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë për gati një muaj.

Kur rusët kanë hyrë aty, ata besohet se kanë marrë burrat, gratë dhe fëmijët nga shtëpitë e tyre dhe i kanë dërguar në bodrumin e një shkolle për katër javë. Rreth 130 persona kanë jetuar në një dhomë 65 metra katrorë.

Unë kam pasur gjysmë metri hapësirë. Kam fjetur në këmbë”, ka thënë Mykola Klymchuk për BBC. “E lidha veten me një shall që të mos bie. Kam kaluar 25 net ashtu”. Mykola rrefeu se nuk ka guxuar të lëvizë nga frika se mos po bie mbi njerëz. Kur njerëzit vdisnin, trupat e tyre nuk hiqeshin menjëherë.

Ushtarët rusë nuk kanë lejuar një gjë të tillë çdo ditë. Tani që ushtria ruse është tërhequr nga Ukraina veriore, po bëhet gjithnjë e më e qartë, se sa e tmerrshme ka qenë vuajtja e popullsisë civile. Edhe në Borodjanka, pranë Kievit po nxirren shumë viktima. Ata që kthehen, i pret ankthi dhe asgjëja.

Është e tmerrshme. Punuam gjithë jetën, mezi mblodhëm disa para e tani kthehemi e gjithçka është shkatërruar. Dhe prapë, konsiderohemi me fat që jemi gjallë”, thotë Nadia.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka bërë të ditur, se vetëm nga dy godina të shkatërruara aty janë nxjerrë 26 viktima. Se sa viktima ka është ende e paqartë-. Në bazë të të dhënave të mëparshme të prokurorisë ukrainase, viktimat më të shumta gjenden në territorin e Kievit. Venediktova u shpreh, se çdo krim lufte dhe krime kundër njerëzimit do të dokumentohen dhe përgjegjësit do të nxirren para drejtësisë.

Në Borodjanka është konfirmuar edhe dhunë seksuale, thotë prokuroria ukrainase. Kur kjo është situata këtu, mendoni se çfarë do të ndodhë, kur bota të marrë vesh, se çfarë kanë bërë trupat ruse në Mariupol. Aty gjen “gati në çdo rrugë” atë që bota e pa pas tërheqjes së trupave ruse në Butsha, thotë presidenti Volodymir Zelensky.

Top Channel