Çfarë shkruhej në raketën ruse në Kramatorsk, zbërthehet mesazhi

08/04/2022 17:01

Përkthyesit kanë arritur të identifikojnë kuptimin e shkrimit, i cili do të thotë “për fëmijë”.

Sipas Sky News përkthyesit kanë përshtatur  formulimin gramatikor të tekstit të mbishkruar.

Ata thonë se mënyra se si është shkruar “për” do të thotë “për atë që u është bërë fëmijëve”.

Nuk dihet ende nëse raketa ruse është shkruar nga vetë ata, apo janë ukrainasit të cilët kanë dhënë mesazhin pamor se çfarë masakre njerëzore po bëhet atje.

Shkrimi është i njollosur dhe i dëmtuar, gjë që tregon se është realizuar përpara se të binte në tokë.

Studiuesit kanë gjetur dhe verifikuar video të raketave Tochka-U ndërsa gjurmonin lëvizjet e trupave ruse gjatë konfliktit.

Ukraina ka gjithashtu raketa Tochka-U në arsenalin e saj. Akoma nuk ka një informacion përfundimtar se nga ku është lëshuar raketa.

Rreth 3 mijë ukrainas prisnin që të evakuuoheshin nga Ukraina në atë stacion hekurudhor, ndërsa deri më tani konfirmohen 50 të vdekur, mes tyre 5 fëmijë.

Top Channel