‘30 të vrarë dhe 300 të plagosur’/Zelensky në Parlamentin e Finlandës: Pse u duhet të godasin civilët me raketa, pse kjo mizori?

08/04/2022 14:12

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky  gjatë një fjalimi që mbajti me anë të të një videokonferencë ditën e sotme në Parlamentin e Finlandës, tha se gjatë sulmit të sotëm në stacionin e trenit, janë vrarë 30 persona dhe deri më tani ka 300 të plagosur.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se vendi që u sulmua nga forcat ruse ishte një terminal hekurudhor i zakonshëm dhe se zakonisht ishte i mbushur me njerëz që prisnin trenin duke shtuar se ka dëshmitarë dhe video të raketave dhe njerëz të vdekur.

 “Pse u duhet kjo luftë kundër Ukrainës? Pse u duhet të godasin civilët me raketa? Pse kjo mizori që bota ka dëshmuar në Bucha dhe qytete të tjera të çliruara nga ushtria ukrainase?”, pyeti Zelensky.

Fjalimi virtual i së premtes në parlamentin finlandez ishte fjalimi i njëzet i tretë i Zelensky në një parlament të huaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Top Channel