Sekuestrohen miliona euro drogë në Itali/ ‘Koka’ e grupit kriminal u vra në Ekuador, kush ishte Ergys Dashi (Pamjet)

07/04/2022 11:20

34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi dyshohet të jetë koka e grupit kriminal të cilët trafikonin drogë në disa vende të Evropës.

4.5 milionë euro drogë u sekuestruan sot në Itali, ndërsa u vunë në pranga 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Policia e Torinos thotë se të përfshirët në këtë trafik droge janë italianë, shqiptarë dhe polakë.

Pas hetimeve në Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani dhe Zvicër janë kryer 30 kontrolle, ndërsa u sekuestrua mbi 80 kg kokainë dhe mbi  7 kg marihuanë. Ai u ekzekutua teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil në Ekuador.

34-vjeçari shqiptar u ekzekutua teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil, më 22 janar të këtij viti.

Teksa po hante darkë, dy persona me lule në duar shmangën kontrollet për certifikatë vaksinimi dhe iu afruan tavolinës ku ndodhej shqiptari. Ata e qëlluan me mbi 20 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Për pasojë, u plagos edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur.

Kush ishte i riu me origjinë nga Durrësi?

Ergys Dashi, i riu me origjinë nga Durrësi u ekzekutua pasi kishte lidhje me trafikun e drogës.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:00 kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në një restorant duke shmangur stafin që kërkonte pasaportën e vaksinimit, ndërsa tjetri nxori armën dhe e qëlloi.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryqëzimin që ndan rrugët Avenue José Joaquín Orrantia, e Mall del Sol, në veri të Guayaquil të Ekuadorit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës grumbulluan mbi 20 gëzhoja markës Fame, tip 9×19. Ata gjithashtu konstatuan se viktima kishte marrë disa plumba në pjesën ballore të kokës.

Në vitin 2014 ai merrte drogë nga Bolivia, Spanja dhe Shqipëria, ndërsa fitimet ishin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

“Dashi ishte arrestuar më parë në Itali si një nga krerët e një organizate kriminale. Ai u vu në pranga më 18 shtator 2014 së bashku me 31 persona të tjerë, pas një goditjeje të rëndë ndaj trafikut shqiptar të drogës. Organizata e tij merrte drogë nga vende të tilla si Bolivia, Spanja dhe vendlindja e tij, Shqipëria”, shkruhej për të në mediat ekuadoriane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA