Rusia sulmon mbikalimin hekurudhor, 500 ukrainas mbeten të bllokuar

07/04/2022 21:32

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhii Haidai tha se forcat ruse kanë goditur një mbikalim hekurudhor pranë Barvinkove, duke bllokuar një rrugë evakuimi për civilët nga Ukraina lindore.

Armiku goditi një mbikalim afër stacionit Barvinkove, hekurudha Donetsk, me një sulm ajror. Pothuajse 500 të evakuuar nga rajoni i Luhansk janë bllokuar në një stacion treni”,  tha Haidai.

Sipas Haidai tre trena evakuimi u bllokuan përkohësisht në Sloviansk dhe Kramatorsk, të dy në rajonin e Donetsk.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar bombardime të rënda  në zonën e Donbasit, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje rreth pasojave të sulmeve.

Ndërsa bombardimet vazhdojnë ukrainasit janë strehuar në stacionin hekurudhor, derisa situata të qetësohet.

Top Channel