‘Rusët më përdhunuan për 13 orë’. Ukrainasja tregon tmerrin pasi iu pushtua qyteti

07/04/2022 22:39

Ndërkombëtarët dhe zyrtarët ukrainas kanë ngritur shpesh kohët e fundit akuzat se rusët përveçse po vrasin pa dallim civilët, po përdhunojnë dhe torturojnë edhe gratë në qytetet që pushtojnë.

Një banore e Kherson, e cila ka zgjedhur të identifikohet me emrin Elena dhe jo atë të vërtetë, ka treguar se dy ushtarë e kanë përdhunuar atë.

“Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan  nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe thotë “ajo atje është banderovka” një term nënçmues për ukrainasit që i akuzojnë për fashizëm. Dola shpejt nga dyqani për në shtëpi, por nuk pata kohë të merrja telefonin, ata hynë dhunshëm në shtëpi dhe më pas më shtynë në shtrat dhe më zhveshën”, u shpreh Elena.

Fatmirësisht Elena thotë se në fillim të luftës i largoi fëmijët e saj nga shtëpia e tyre dhe ata nuk ishin dëshmitarë të skenës shokuese.

“Ishte e tmerrshme, mendova se nuk kam më pse të jetoj. Por lufta do të mbarojë një ditë , ne do të hakmerremi. Dhe unë do ti tregoj të gjithë vendasit që më tallën”, shtoi më tej ajo.

Elena tashmë është rrugës për t’u bashkuar me fëmijët e saj në një qytet të sigurt, ku do të jetë në gjendje të vizitojë një mjek.

Top Channel