Tarifat e taksive në kryeqytet kanë ndryshuar duke rritur çmimin e taksimetrit. Ky është vendimi i Këshillit Bashkiak pas kërkesave të sindikatës, ku si arsye kryesore kanë rritjen e çmimit të naftës.

Tarifa që përdorej natën 300+50 do përdoret edhe ditën. Mbi 12 km ishte 80 lekë, sot do jetë 100 lekë. Kjo shtesë bëhet që taksisti të çojë dy lekë më shumë në shtëpi. 50 lekë është tarifa e shërbimit që i ofrohet qytetarit, pra ndihma me valixhet”, thotë taksisti Xhevit Bara.

Në varësi të zonave të Tiranës do të llogaritet edhe çmimi se sa do t’i duhet një qytetari të paguajë.

Një mesatare se varet nga trafiku shkon 5-6 mijë lekë një rrugë me taksi nga 21 dhjetori deri të Medreseja. Taksimetri pasi kalon 1.5 km fillon e shton 25 lekë minuti. Një rrugë për Rinas kushtonte 17 mijë lekë tani mund të shkoje 20 mijë lekë”, thotë taksisti.

Tarifat e reja të taksive do të thonë më tepër para të harxhuara nga xhepat e qytetarëve ndaj kjo është një arsye më shumë për të lëvizur me biçikletë.

Top Channel