Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, ka reaguar pas lajmit që Rusia është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka falendëruar të gjitha shtetet të cilat kamë votuar pro përjashtimit dhe që zgjodhën anën e duhur të historisë. Ai shtoi se kriminelët e luftës nuk kanë vend në OKB.
“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë.”– tha Kuleba.
Votimi në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ndodhi vetëm disa minuta më parë ku me 93 vota pro u vendos përjashtimi i Rusisë nga ky Këshill.
Top Channel