NATO-ja armë të rënda në Ukrainë/ Zelensky: Po na ndihmuat, e fitojmë luftën

07/04/2022 12:00

Kievi kërkon angazhim më të madh të NATO-s, e sipas sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel do të diskutohet pikërisht një shtim i ndihmës me armatime për Ukrainën.

Është fjala për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes anti-ajrore, tanke, e armë të tjerë të rënda. I ftoj aleatët të lënë mënjanë hezitimet e të na furnizojmë me ato që kemi nevojë, sepse pavarësisht se mund të tingëllojë e çuditshme, sot armët shërbejnë për paqen, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba.

Ndihma e mëtejshme mund t’i japë një dorë ushtarëve ukrainas që të avancojnë drejt linjave ruse. tre javët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare për rezultatin e luftës. Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky paralajmëroi se Moska mund të përpiqet të depërtojë më shumë në lindjen e vendit dhe çlirimin e Donbasit, të cilin Kremlini e përshkruan tani si objektivin e tij të ri. Zelensky kërkoi më shumë armë që të arrijnë të ndalojnë Moskën në Donbas.

Nëse nuk do të jetë një paketë vërtet të dhimbshme sanksionesh për Rusinë, dhe nëse nuk do të ketë furnizim armësh për ne, kjo ana e Moskës do të konsiderohet si një lloj leje për të sulmuar, leje për të nisur një fushatë të re të përgjakshme në Donbas. Tani po vendoset fati i tokës tonë dhe i njerëzve tanë. ne e dimë se për çfarë po luftojmë. Dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë këtë luftë“, thotë Zelensky.

Më herët, edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby e pohoi se Ukraina mund ta fitojë luftën. “Është prova e asaj që kemi parë ditë pas dite, që nga fillimi i konfliktit. Nëse shikoni se çfarë kanë bërë rusët deri tani, do të vini re se zoti Putin nuk ka arritur asnjërin prej objektivëve të tij brenda Ukrainës. Nuk e mori Kievin, nuk e rrëzoi qeverinë, nuk e zhduku Ukrainën si shtetet; ka marrë vetëm kontrollin e  disa qyteteve të vogla, dhe as ato nuk i fituar tamam. prandaj e them me bindje, po, Ukraina mund ta fitojë këtë luftë“, deklaroi Kirby.

 

 

 

Top Channel