‘Mbretëresha e ndërhyrjeve plastike’ shfaq zmadhimin e fundit estetik duke dalë me bikini në plazhin austrialian (fotot)

07/04/2022 17:29

Ajo që njihet me ironi si “kukulla Barbie” e jetës reale ka shfaqur së fundi zmadhimin $55,000 të gjoksit duke dalë në bikini në një plazh në Australi.

Infermierja Tara Jayne Mcconachy, 33 vjeçe nga Melbourne, Australia, thotë se “adhuron pamjen e saj prej kukulle pastike” – por ende nuk pranon se ka hequr dorë nga transformimet.

E fiksuara pas ndërhyrjeve estetike ka ndryshuar pamjen e saj natyrale “nga koka te këmbët” duke ndjekur ëndrrën e trupit të përkryer.

Por ajo është ndaluar tashmë nga doktorët të kryejë një tjetër operacion Australi prej ndërhyrjeve të shumta që ka bërë dhe peshës e shëndetit të dobët, prandaj përdor klinika në vende të tjera të Azisë ose Evropës.

Tara shfaqte së fundmi shtimet e tipareve të saj të “joshjes” me një bikini me motive florale në plazhin e Victoria, Australi.

Vendasit habiteshin me pamjen e saj të pazakontë, teksa gruaja në metamorfozë kishte dalë në plazh në Port Melbourne.

Me makiazh të rëndë në fytyrë dhe flokët e zinj të derdhur deri në brez, Tara shkaktoi “trazira” mes plazhistëve që bënin banjë dielli në rërë.

Tara thotë se “nuk e mban mend më sa operacione ka kryer apo sesa “injeksione ka bërë në fytyrën e saj, madje thotë e kërkon të “zvogëlojë belin me të tjera ndërhyrje”.

Megjithse kushdo që imagjinon procedura të tilla estetike ‘i rënqethet mishi’,  Tara thotë se “vetëm idea e operacionit plastik të radhës, e emocionon shumë”.

Ajo shpjegon: “Nuk ka kufi kur është fjala për operacione plastike, të krijon shumë varësi dhe unë që tani dua të zmadhoj më shumë gjoksin”.

“Po mendoj dhe për ndryshimin e ngjyrës së syve, plus të rregulloj kapakët e syve, të bëj një si i thonë, kantoplasti e një blefaroplasti”, thotë gruaja e fiksuar që tashmë nuk mban mend më imazhin e trupit të saj të lindjes.

Tara tregon se  është një infermiere e kualifikuar  dhe se vitin e kaluar është shfaqur në programin skandaloz amerikan ‘reality show’ Botched, pikërisht për operacionet e ekzagjeruara plastike.

Ishte pikërisht në këtë program në SHBA ku asaj iu mohua të kryente të tjera operacione plastike prej shëndetit të dobët.

Për të përballuar stilin ekstravagant të jetesës dhe faturat e ndërhyrjeve estetike ajo është abonuar tashmë në një rrjet me drita të kuqe.

“Unë jam si vera, bëhem më e mirë me moshën, dhe sigurisht me operacionet”, thotë gruaja.

FOTO GALERI
1/3
Ajo që njihet me ironi si “kukulla Barbie” e jetës reale ka shfaqur së fundi zmadhimin $55,000 të gjoksit duke dalë në bikini në një plazh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA