Kirurgët i refuzojnë modeles operacionin e zmadhimit të gjoksit pasi është nën peshë dhe ‘e paqëndrueshme’ (foto)

19/08/2021 21:52

Modelja ‘e ekzagjeruar’ Tara Jayne Mconachy tregonte historinë e saj në një dokumentar televiziv me titull ‘Botched’ (E dështuar) ku kirurgët plastikë Paul Nassif e Terry Dubrow që duhet të bënin operacionin e saj të zmadhimit të gjoksit, i thanë të shkonte të shtonte disa kilogramë në peshë për të kryer procedurën.

Modelja australiane shpjegonte se më parë kishte pasur implante më të mëdha gjoksi, por i kishte hequr përsëri pasi i kishin dhënë dhimbje shpine.

Tani 32-vjeçarja nga Melbourne, Australi thoshte se dëshironte t’i zmadhonte përsëri, pasi lëkura e gjoksit kishte nisur t’i rrudhosej në majë të organeve.

Ajo shpresonte që gjokset e mëdhenj të shtronin më mirë lëkurën e saj duke e bërë të dukej më e re dhe tërheqëse.

Në program ajo thotë: “Çdo gjë e kam shumë të vogël përveç ‘tatave’ të mia [gjoksit]… Dua gjoks më të madh! Kam aktualisht implante por nuk më mjaftojnë.

“Nuk më pëlqejnë se nuk janë mjaftueshëm të mëdha.”

E vetë-quajtura ‘kukull-plastike’ pranon se operacionet estetike i japin vetëbesim dhe shton se adhuron pamjen dhe vëmendjen që merr kur del në publik.

Por Dr Nassif e Dr Dubrow “shkatërruan” ëndërrat e saj duke refuzuar ta operonin.

Ata thanë se efekti i rrudhave në gjokset e saj ndodhte prej implnateve më të mëdha qe ajo kishte vendosur më herët.

Doktorët thanë se lëkura është më e hollë rreth majës së organeve, prandaj nëse gruaja vendos impante të tjera mund të jetë e rrezikshme për të.

Gjatë konsultimeve ata mësuan gjithashtu se Tara peshonte vetëm 45 kg që ishte gjithashtu një shqetësim madhor për kirurgët.

Ata thanë se ajo duhet të shtojë në peshë të paktën 5% të peshës trupore para se të flisnin për aprovim të operacionit të rritjes së gjoksit.

Një mikeshë e Tara thoshte me shaka se ajo do të shkojë tani “të hajë ca hamburger”, për të shtuar peshën e saj.

Por Dr Nassif tha se Tara duhet të fokusohet në disa çështje të tjera, me te rendesishme.

“Jam shumë i shqetësuar për mirëqenien e përgjithshme të Taras, ajo duhet të arrijë një gjendje të shendetshme, si fizike ashtu dhe mendore”.

FOTO GALERI
1/5
Modelja ‘e ekzagjeruar’ Tara Jayne Mconachy se më parë kishte pasur implante më të mëdha gjoksi

Top Channel